Një shqiptar është lejuar të qëndrojë në Britani pjesërisht sepse djali i tij 10-vjeçar nuk i pëlqen kotoletat e pulës nga vende të tjera jashtë Britanisë.
Emigracioni vendosi se do të ishte “tejet e ashpër” si masë që fëmija të deportohej në Shqipëri me babanë e tij, dhe kjo për shkak të ndjeshmërisë së tij ndaj ushqimit, si dhe nevojave të tjera “shtesë”.
Babai, Klevis Disha, 39 vjeç, apeloi me sukses kundër dëbimit të tij në një gjykatë të shkallës së ulët për emigracionin, ku mospëlqimi i djalit të tij për kotoletat jovendase të pulës u përmend si i vetmi shembull i vështirësive të tij me ushqimin.
Gjykatësi që shqyrtoi çështjen e lejoi apelin e Dishës me argumentin se dëbimi i tij do të shkelte të drejtën për jetën familjare sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), duke përmendur ndikimin që largimi i tij mund të kishte te djali.
Avokatët e Dishës thanë se djali, gjuha e parë e të cilit është shqipja, kishte gjithashtu vështirësi me disa veshje, veçanërisht çorapet, dhe me disa lloje ushqimesh që mund ta bënin të ngurtësohej.
Duke përdorur një emër të rremë dhe duke pretenduar se kishte lindur në ish-Jugosllavi, Disha, 39 vjeç, hyri ilegalisht në Britani në vitin 2001 si një i mitur i pashoqëruar, 15 vjeç.
Pavarësisht se kërkesa e tij për azil u refuzua, ai fitoi shtetësinë britanike në vitin 2007 pasi iu dha leje e jashtëzakonshme për të qëndruar, e ndjekur nga një leje e përhershme qëndrimi.
Së bashku me partneren e tij, një shqiptare tjetër që mori shtetësinë britanike në vitin 2006, ai pati dy vajza dhe një djalë.
Megjithatë, Disha u dënua me dy vjet burg pasi u kap me 250,000 paund para cash, përfitime nga aktiviteti kriminal, në shtator 2017.
Në atë kohë, ish-sekretarja e Brendshme, Priti Patel, kërkoi që ai të deportohej në Shqipëri dhe t’i hiqej shtetësia britanike, pasi ajo ishte fituar nëpërmjet mashtrimit.
Një gjykatës e ka kthyer çështjen për ta rishqyrtuar nga një gjykatës tjetër në tribunalin e shkallës së ulët për të vendosur nëse çështja e nuggetsave të pulës do të ishte një arsye “tejet e ashpër” për një fëmijë 10-vjeçar.