Një nënë e divorcuar e katër fëmijëve thotë se ishte viktimë e një mashtrimi romantik nga një emigrant i paligjshëm shqiptar ‘shumë simpatik’, i cili u martua me të vetëm për të marrë një vizë në Mbretërinë e Bashkuar.
E shkatërruar Natasha Chambers, 38 vjeç, tha se martesa e saj e dytë e ëndrrave u prish pas vetëm një viti kur burri i saj i ri, papritur humbi interesin për të dhe refuzoi të krijonte një familje.
Natasha ka folur për të ndarë ‘shenjat paralajmëruese’ me gratë e tjera të goditura që bien në dashuri me emigrantë të paligjshëm, të cilët duan t’i martojnë shpejt si pasaportë për të qëndruar në Britani.
Ajo u nda me të para se ai të deportohej në Shqipëri në dhjetor dhe tani po planifikon të divorcohet.
Duke folur ekskluzivisht për MailOnline, Natasha, një estetiste, tha: “Jam e bindur se ai u martua me mua vetëm për të provuar të merrte vizën e tij, të cilën ai nuk e mori në fund, ndjej se jam viktimë këtu dhe është zemërthyese dhe poshtëruese”.
“Mendoj se më kanë mashtruar dhe është shumë e dhimbshme. Unë e doja shumë burrin tim dhe me të vërtetë mendova se edhe ai më donte mua, por ai as që donte të kishte një fëmijë me mua dhe gjërat ndryshuan në momentin që u martuam.
Kam paguar gjithçka për të. Ai jetonte në shtëpinë time me fëmijët e mi, por nuk më ofroi asnjë qindarkë edhe pse bënte punë ndërtimi me para në dorë. Nuk e kam idenë se ku shkuan paratë e tij.’
Natasha, nga Long Eaton, Derbyshire, pranoi të lidhë kurorë me shqiptarin ‘të pashëm dhe të mrekullueshëm’, tetë vjet më të vogël se ajo , të cilën ajo e kishte takuar në faqen e takimeve Badoo dhe ishte ‘mbyllur’ për ta ndihmuar atë të vendosej më lehtë në MB.