Mjekët e rinj votuan me një diferencë prej 66% për rritjen e pagave, me një pjesëmarrje prej 69%, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes më të gjatë industriale në historinë e NHS. Një mjek që fillon trajnimin e fondacionit NHS tani do të marrë 36,600 £ në vit.
Junior Doctors në Angli kanë votuar për të pranuar një ofertë per pagat nga qeveria me vlerë 22.3% shtesë mesatarisht gjatë dy viteve.
Nga 45,830 personat që votuan, midis 19 gushtit dhe 15 shtatorit, 66% mbështetën marrëveshjen. Qeveria tashme i dha fund aksionit industrial që përbën grevën më të gjatë në historinë e NHS, e cila perfshiu junior doctors vitet e fundit.
Bashkëkryetarët e Komitetit të Mjekëve të Shoqatës Britanike të Mjekësisë (BMA), Dr Robert Laurenson dhe Dr Vivek Trivedi, thanë: “Nuk duhet të kishte marrë kurrë kaq shumë kohë për të arritur këtu. Kjo marrëveshje shënon fundin e 15 viteve të erozionit të pagave me fillimin e dy viteve të rritjes modeste të pagave mbi inflacionin. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë.”
Mjekët e rinj në Angli kanë ndërmarrë veprime industriale 11 herë në 22 muajt e fundit. Greva e tyre e fundit, nga 27 qershori deri më 2 korrik, preku 61,989 emërime, procedura dhe operacione, sipas NHS England.