Një gift lezbikesh nga Shkodra kanë fituar të drejtën për të qendruar në Mbretërinë e Bashkuar, pas një vendimi të Gjykatës britanike qe thotë se kthimi i tyre në Shqipëri do t’i ekspozonte ndaj diskriminimit, perndjekjes dhe rrezikut për jetën. Lajmi eshtë bërë i ditur nga e perditshmja britanike The Telegraph.
Dy gratë pretentojnë se kanë qenë viktima të trafikimit dhe dhunës per shkak te orientimit te tyre seksual. Ato argumentuan se pavaresisht se homoseksualiteti nuk eshte me i paligishem ne Shqiperi, shoqeria shqiptare vijon te jete konservatore, patriarkale dhe e dominuar nga meshkujt.
Sipas dokumenteve te gjykates, ato kishun deklaruar se ishin rrembyer, sulmuar seksualisht dhe abuzuar fizikisht nga disa burra, pasi ishin pare duke u puthur në publik.
Avokatët e tyre theksuan se ekziston një lidhje e drejtpërdrejte mes orientimit te tyre seksual dhe faktit që ishin trafikuar, ndërsa shtuan se në Shqipëri viktimat e trafikimit shpeshherë stigmatizohen dhe perballen me veshtirësi të mëdha në integrimin social dhe punësimin.
Gjykatësja Rebecca Chapman vendosi ne favor te qendrimit te tyre në MB, duke deklaruar se kthimi i tyre në Shkodër do të pärbënte rrezik real për sigurine e tyre. Sipas saj, edhe një zhvendosje në një tjetër qytet nuk do të siguronte mbrojtje të mjaftueshme, duke qenë se “Shqiperia eshtë një vend i vogël ku rrjetet sociale dhe strukturat shoqërore janë të ndërlidhura