Një ilaç i ri që ndihmon në ngadalësimin e perhapjes së nje lloji te pashërueshëm te kancerit te gjirit eshte miratuar per perdorim në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Shkencëtarët e përshkruan miratimin e capicertibit nga Instituti Kombëtar per Ekselencën e Shëndetit dhe
Kujdesit (NICE) si një “moment historik”.
Më shumë se 1000 gra me sëmundje HER2-negative HR-pozitive mund te perfitojnë nga marrja e pilulës dy herë në ditë çdo vit, tha NICE.
llaçi, i njohur gjithashtu si Truqap dhe i prodhuar nga gjiganti farmaceutik britanik AstraZeneca, ndihmon në ngadalësimin ose ndalimin e perparimit të kancerit. Kjo do të thote se mund te ndihmojë disa pacientë të jetojnë me gjatë, raportoi AFP.
“Njerëzit me kancer të avancuar të gjirit do te vlerësonin një trajtim te tille si capiacertib, i cili mund të administrohet kur opsionet janë të kufizuara dhe sepse mund te vonojë nevojën per kimioterapi dhe efektet anësore të saj”, tha Helen Knight, drejtore e vlerësimit të barnave në NICE.
Kanceri i avancuar i gjirit ka mutacione te caktuara gjenetike dhe perhapet në indet e gjirit ose pjesë të tjera te trupit.
Rezultatet nga një provë klinike treguan se capiacertib plus terapia hormonale fulvestrant rriti kohen para se kanceri te perkeqesohej me rreth 4.2 muaj krahasuar me placebo dhe fulvestrant.
Instituti i Kerkimeve te Kancerit (ICR) ne Londer pershëndeti masën, e cila pason dekada kërkime nga shkencetaret e tij.
“Ky njoftim eshtë një triumf qe do të permirësojë trajtimin e ketyre pacientëve me llojin më të zakonshëm te kancerit te avancuar te gjirit”, tha shefi ekzekutiv i ICR, Christian Hellin.
“Rreth giysma e pacientëve me këtë lloj kanceri të gjirit kanë mutacione në një ose më shumë gjenet e tyre dhe në këta pacientë capivasertib mund të ndalojë perparimin e semundjes”, shpjegoi ai.