Policia në Mançester goditi një shtëpi të qetë pasi zbuluan bimë kanabisi me vlerë rreth 300,000 £.
Banorët në Cheadle Hulme mbetën të habitur kur panë oficerë duke hapur me dhunë deren e asaj shtëpie . ata deshen të përdornin një levë për të hapur atë derë.
Oficerët e Operacionit Avro të GMP zbuluan bimë kanabisi me një vlerë rruge prej afro 300,000 £. Pasi mori një informacion anonim për adresën në internet, policia kishte fluturuar me dronin e tyre mbi pronën në një mision zbulimi. Ai zbuloi nxehtësi të pazakontë që mund të jetë një tregues i kultivimit.Bastisja e mëvonshme ishte një nga disa operacione që u kryen me dt (13 shkurt) në Stokport dhe Mançester Jugo.
Në kohën e bastisjes, bimët ishin në një fazë të avancuar të rritjes. Një oficer vlerësoi se ato mund të ishin gati për shitje brenda dy muajsh, raportoi Manchester Evening News. GMP tha për Manchester Evening News se ato vlejnë rreth 300,000 £. Në adresë kishte gjithashtu një sasi të konsiderueshme pajisjesh, me disa dhoma të mbushura plot me bimë kanabisi si dhe llamba, ventilatorë dhe pajisje elektrike.Askush nuk ishte i pranishëm në adresë kur policia hyri në pronë, kështu që nuk u arrestuan gjatë këtij operacioni. Një zëdhënës i Policisë së Madhe të Mançesterit tha për M.E.N: “Inteligjenca na u dorëzua përmes publikut se një fermë e mundshme kanabisi po operohej në Cheadle Hulme.