Ministri Andrew Gwynne është shkarkuar pasi mesazhet e WhatsApp që ai dërgoi u ekspozuan. Andrew Gwynne nuk është më ministri i shëndetësisë i Sir Keir Starmer. Ai është suspenduar edhe si deputet i Partisë .
Një zëdhënës i qeverisë tha: “Kryeministri është i vendosur të ruajë standardet e larta të sjelljes në postet publike dhe të udhëheqë një qeveri në shërbim të njerëzve që punojnë.
Ai nuk do të hezitojë të marrë masa ndaj çdo ministri që nuk arrin t’i përmbushë këto standarde, siç ka bërë në këtë rast”.
Mesazhet e tij aktualisht po hetohen nga Laburistët.