Taulant Omi, organizator i protestës perballe zyrave të ‘Home Office’ në Britani, permes një postimi në Facebook shkruan se si organizator i protestes të
24 Nëntorit në Londër jashtë Copperbox ka ngritur padi ndaj personave ‘rilindas’, të cilët ne cilësine e organizatorëve të takimit me komunitetin në Londër kanë orkestruar dhunën ndaj shgiptarëve të pranishem ne takim.
‘Përshëndetje
Si organizator i protestes të 24 Nëntorit në Londër jashtë Copperbox dhe bashkpunim brenda sallës me duatevotoj2025.
Une Taulant Omi bashke me llir Meshi, Arjan Lleshi, Gentian Klosi, Mevlan Mata, sot zyrtarizuam padi penale dhe civile kunder personave. Edi Rama, Tauland Balla, Pjerin Ndreu, Lavdrim Krashi, Kristo Papa, Ervin Mulaj, Indrit Mulaj, Kujtim Hasanaj, Pup Thaçi, Genti Thaçi, Gent Dedej, Kastriot Zefi, Endri Thaçi, Rogers Shehu. Keto persona ne cilesine e organizatorëve të takimit me komunitetin në Londër kanë orkestruar dhunën ndaj shqiptarëve te pranishëm në takim. GD security dhe Kujtim Hasanaj kanë urdheruar rojet e kompanisë te tyre te ushtrojnë dhune ndaj protestuesve brenda sallës ku po mbahej takimi. Të gjitha akuzat janë te dokumentuara me video dhe dëshmitarë!.-shkruan Omi.
#SyriTv #SyriNet #ProtestaLonder #TaulantOmi