Shqipëria mësoi ditën e sotme kundërshtarët e kualifikueseve të Botërorit, teksa goglat e vendosën në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Rrugëtimi i kuqezinjve do të nisë nga “Wembley”. Duelin e parë Kombëtarja shqiptare do e zhvillojë në datën 21 mars ndaj Anglisë në transfertë. Lajmi është konfirmuar nga vetë anglezët nëpërmjet faqes zyrtare të kombëtares.