Dy persona kanë pësuar lëndime pas një zjarri që përfshiu një apartament në Londrën Lindore në orët e para të mëngjesit. Brigada e Zjarrfikësve të Londrës nxitoi në rrugën Mizzen në Barking pak pas orës 12:45 të mëngjesit të sotëm (e enjte, 3 tetor).
Një burrë dhe një grua u dërguan në spital pasi 50 persona në total u çuan në vend të sigurtë. Zjarri besohet se ka shkatërruar pjesën më të madhe të banesës në katin e gjashtë.
Ekuipazhet nga Barking, East Ham, Plaistow dhe stacionet e zjarrit përreth morën pjesë në vendgjarje. Një deklaratë nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës thotë: “Tetë makina zjarrfikëse dhe rreth 60 zjarrfikës luftuan një zjarr në një bllok banesash në rrugën Mizzen në Barking.
Një apartament me katër dhoma në katin e gjashtë të ndërtesës shtatëkatëshe u shkatërrua krejtësisht nga zjarri. Rreth 50 njerëz u çuan në vend të sigurtë nga zjarrfikësit, një burrë dhe një grua u dërguan në spital nga Shërbimi i Ambulancës në Londër.
Oficerët e Kontrollit 999 morën mbi 10 thirrje për këtë incident, me thirrjen e parë të marrë në 12:46 të mëngjesit, Oficerët e Kontrollit mobilizuan ekuipazhet nga Barking, East Ham, Plaistow dhe stacionet e zjarrit përreth në vendngjarje. Zjarri ishte nën kontroll në orën 1:48 të mëngjesit. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar”.