Burgjet kanë qenë me më shumë se 99% kapacitet për shumicën e kohës që nga janari 2023, me shqetësimet se ndertesat e burgjeve mund te shemben prandaj
të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit të tyre do të lirohen për të ndihmuar në zbutjen e mbipopullimit, ka njoftuar qeveria.
Sekretarja e Drejtësisë Shabana Mahmood tha se dështimi për të vepruar tani rrezikon “kolapsin e sistemit të drejtësisë penale dhe një prishje totale të ligjit dhe rendit”, duke përfshirë plaçkitjen dhe trazirat në rrugë.
Ministri i sapoemëruar fajësoi Rishi Sunak “dhe bandën e tij në numrin 10” se ishin “shumë të dobët për të marrë parasysh shenjat paralajmëruese që po ndezeshin”.
Më shumë se 10,000 të burgosur u liruan herët nën qeverinë e mëparshme midis tetorit të vitit të kaluar dhe qershorit të këtij viti, ka thënë qeveria e re.